Arrestohet një grua nga Shkupi për kontrabandë emigrantësh – kapen gjashtë shtetas egjiptianë

Një grua nga Shkupi është arrestuar nga policia për kontrabandë emigrantësh, pasi në automjetin e saj u gjetën gjashtë shtetas të Egjiptit.

Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, ngjarja ka ndodhur më 15 gusht 2025, rreth orës 19:20, në autostradën “Miqësia”, pranë hyrjes për fshatin Prdejcë. Policia kufitare nga stacioni “Bogorodicë” ka ndaluar një automjet të llojit “Shkoda Octavia” me targa të Shkupit, të cilin e drejtonte 39-vjeçarja M.P. nga Shkupi.

Më herët, nëpunësit kishin vërejtur disa emigrantë duke hipur në veturë në Bogorodicë, dhe pas marrjes së masave, automjeti është ndaluar.

" "

Gruaja është arrestuar dhe pas dokumentimit të rastit ndaj saj do të ngritet kallëzim penal, ndërsa migrantët janë dërguar në Qendrën e Pranimit dhe Tranzitit “Vinojug” – Gjevgjeli.

sqShqip