Dy shtetas turq janë arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, përcjell TV21. Sipas njoftimit të Policisë, ata tentuan të udhëtojnë drejt Mbretërisë së Bashkuar me viza të falsifikuara.

“Sot (04.11.2025), rreth orës 10:00, në pikën kufitare të Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit, gjatë daljes nga vendi, zyrtarët policorë arrestuan G.M. dhe K.M., të dy nga Republika e Turqisë. Gjatë kontrollit kufitar është konstatuar se vizat për Mbretërinë e Bashkuar, të cilat i kishin paraqitur për verifikim, ishin të falsifikuara. Të dy personat janë mbajtur në stacion policor, dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të ngrihet padi përkatëse”, thonë nga MPB.

sqShqip