Maqedoni

Ganiu: “Artanistat” në panikë, ftojnë njerëz nga gjithë Maqedonia për të mbushur sallën në Çair

Kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu, ka shpërndarë një fotografi, nga grupi oficial i përkrahësve të BDI nga i gjithë vendi, në lidhje me tubimin e paralajmëruar në Çair nga grupi i “Artanistave”, të hënën me 20 Mars, nga ora 19.00, i njejti cilësohet si tubim qëndror dhe ftohen aktivistët nga gjithë shteti për të mbushur sallën.

Arsyeja e kësaj ftese sipas Ganiut, “është gjendja e panikut në të cilën është Artan Grubi dhe Artanistat në takimet e mëhershme me këshillat vendore të Çairit, u pritën nga jo më shumë se nga 10 persona së bashku me truprojat e tyre, prandaj frigohen nga dështimi për të mbushur sallën Shaban Tërstena”.

Rikujtojmë, Çairi njihet si bastion i të ashtuquajturit Grupi i Zjarrit, e të njejtën e dëshmoi tubimi i mbajtur në po të njejtën sallë, me 28 shkurt, nën organizimin e nënkryetarit të BDI, Izet Mexhiti, ku ishin prezent numër rekord i simpatizantëve, mbi 3000 në numër, me sallë të mbushur përplot e njerëz të mbetur jashtë.