May 14, 2024
Maqedoni

Bekteshi takoi gastronomët: prioritet shëndeti i qyterarëve, ti respektojmë protokollet që të ulet numri i të infektuarve

Pas vendimeve të mbrëmshme të Qeverisë, Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi sot ka takuar përfaqësues të ndryshëm nga sektori i gastronomisë.
Gjatë takimit është ddiskutuar për protokolet dhe vendimet e reja të Qeverisë nga seseanca e mbrëmshme.

Bekteshi pas takimit ka deklaruar se kishin një mbledhje shumë konstruktive ku janë dakorduar se prioritet mbi prioritetet mbetet shëndeti i qytetarëve dhe se duhet të respektohen protokollet të cilat janë në fuqi që pikërisht gjatë periudhës që vijon të zvogëlohet edhe numri i të infektuarve dhe rasteve me COVID-19, dhe ti jepet hapësirë edhe Qeverisë edhe Komisionit për sëmundje infektive që mos të miratojë masa të reja restriktive.

Ministri Bekteshi ka falënderuar të gjithë sektorin e gastronomisë për mirëkuptimin që kanë shprehur dhe ka siguruar se si Ministri e Ekonomisë do ti mbmbështesin me masa të reja nëse do të ketë nevojë.