Shqipëri

I droguari hyn me veturë në sheshin “Skënderbeu” (VIDEO)

Një makinë është futur sot gjatë ditës në sheshin “Skenderbej” në Tiranë.

Ajo shkaktoi goxha frikë tek kalimtarët ngase vozitësi i saj e kishte humbur kontrollin dhe po i rrezikonte.

Shoferi 32 vjeçar, Arben Mema, kishte marrë drogë të llojit kanabis dhe siç pohoi edhe vetë nuk e dinte se çfarë po bënte, derisa kishte aksidentuar edhe disa vetura tjera para se të futej në shesh.

Shumë qytetarë provuan t’a ndalin atë, por vetëm 22 vjeçari ,Klodian Elqeni , me një veprim të jashtëzakonshëm arriti të futet brenda makinës dhe t’a largojë shoferin nga timoni.

Ai tha se fillimisht mendoi se bëhej fjalë për ndonjë sulm terrorist dhe se e pa të nevojshme të ndërhyjë në atë mënyrë