Anëtarsësimi ynë në BE në vitin 2123
Shkruan: Ejup Berisha
Republika e Maqedonisë së Veriut i ka një objektiv dhe një qëllim per ti realizuar e keto janë që ti bën ndryshimet kushtetuese dhe ti fillon bisedimet me Brukselin që të bëhet shtet anëtar i BE-së. Për këtë qëllim është paralajmëruar formimi i frontit të subjekteve politike dhe jopolitike këtu te ne i njohur tanimë si grupimi Proeuropjan.Edhe pse deri tani na është thënë se egziston një disponim i madh i qytetarëve dhe i subjekteve politike për antarsimin e vendit në BE por me kalimin e kohës e shohim se këto kanë qenë vetëmse fjalë të kota. Po te ishte ky disponim shumë i lartë dhe real sic përmendej dhe thuhej edhe në shumë hulumtime të disponimit të opinionit publik këtu te ne pro antarsimit në BE atëher pse tani paraqitet nevoja e krijimit të frontit Proeuropjan. Kjo është dëshmi se në RMV egziston edhe një front tjetër i subjekteve politike dhe jopolitike që i kundërvihen antarsimit të vendit në BE, ky grupim njihet si front antieuropë apo Prolindor-rus. Nëse analizojmë se cili front i nevoitet vendit atëher është shumë e qartë se RMV-së më shumë i nevoitet fronti Proeuropjan. Dhe me këtë rast të gjitha forcat përparimtare politike dhe jopolitike duhet të punojnë dhe të kontribuojnë që të rritet dhe të forcohet ky front përparimtarë në raport me frontin tjetër regresiv Prolindor-rus. Pra kushtet dhe rrethanat e tanishme e imponojnë nevojën e forcimit dhe të rritjes së frontit te pare e jo te frontit te dyte. Dhe fronti proeuropjan detyrimisht duhet të rritet dhe forcohet si në shoqëri por edhe në te gjitha institucionet kryesore shtetërore. Nevoitet rritje e përkrahësve të integrimit europjan në Kuvendin Republikan. Këtu duhet grupim forcash politike që do ti pranojne propozim ndryshimet kushetuese nga Qeveria të cilat duhet të shqyrtohen, të perpunohen dhe të korrigjohen dhe në fund këto të miratohen nga deputetët e Kuvendit. Pas kësaj nevoitet dominimi i frontit proeuropjan edhe në Qeveri për zbatimin e ndryshimeve kushtetuese të miratuara nga Kuvendi. Këto gjëra duhet të mundesojnë hapjen më të shpejtë të bisedimeve të shtetit tonë me Bashkimin Europjan dhe pas finalizimit të sukseshëm të tyre shteti ynë të mund të merr ftesë që të bëhet shtet antar i BE-së. Pra në Kuvend nevoitet numër i konsoderueshëm deputetësh që do ti përkrahin idetë dhe aktivitetet që vendi të mund të lëvizë sa më shpejtë përpara drejt Brukselit Parisit dhe Berlinit e jo drejtë Moskës e Minskut. Me haprimin e parë shkohet përpara drejt zhvillimit dhe përparimit ndërsa me haprimin e dytë vendi do të shkon gjithmonë mbrapa drejt stagnimit dhe humbjeve.Në Kuvend duhet të grumbullohet numëri i nevojshëm i deputetëve të cilët për momentin janë vetëmse 64 të cilët i takojnë frontit proeuropjan e që është numër i pamjaftueshëm për të krijuar front të fuqishëm dhe stabël Proeuropjan. Tani per tani kjo është e pamundur të bëhet sepse nevoiten edhe 16 deputet të tjerë për ta kompletuar numrin e nevojshëm të deputetëve për ta bërë frontin për BE-që do ti kryente punët e duhura për ti hapur dyert e BE-së. Pese deputet të cilët deri para dy javeve ishin me pushtetin katër prej tyre nga Kryeministri u detyruan që të kalojnë në opozitë dhe nje tjetër deputet vet i braktisi radhët e Qeverisë dhe doli e u bë pjesë e frontit tjetër. Nuk e di me cfar truri logjikojnë Kryeministri dhe Qeveria e RMV-së por fronti proeuropjan nuk mund te rritet dhe fuqizohet duke transferuar deputet që janë me pushtetiin në opozite. Nëse tani per tani është veshtire te sigurohen plus 15 deputet si do te sigurohen edhe katër deputet të tjerë për ti bërë realitet ndryshimet kushtetuese. Unë pra nuk po arrij ta gjej formulën për arritjen e shpejtë të këtij objektivi nëse e ka Qeveria atëher le të tregon. Por me logjikën hiq pesë deputet e shto tetë apo me përllogaritjet e tilla të Kryeministrit dhe të Qeverisë kjo gjë nuk do të mund të bëhet dot realitet shpejtë për kohë më të shkurtër. Apo në bazë të tyre ne si shtet në BE do të antatsohemi në vitin 2123. Rritjes dhe fuqizimit te frontit europjan i nevoitet cdo deputet që e përkrah antarsimin e vendit në BE dhe atë kjo duhet të bëhet përsëris tepër shpejtë. Prandaj kryeministri i vendit duhet ta zgjëron përbërjen Qeveritare me të gjitha subjektet politike proeuropjane për qëllimet që u përmendën shumë shpesh më lartë në këtë tekst. Një porosi për Kryeministrin dhe Qeverinë le ta perdorin plusin e jo minusin për rritjen dhe fuqizimin e frontit proeuropjan me plusin ka shtim dhe fuqizim të frontit tepër të nevojshëm e të domosdoshëm Proeuropjan e me minusin jo.