May 23, 2024
Kolumna

Mësimi me prezencë fizike është modeli më i suksesshëm

Shkruan: Prof. Dr. Xheladin Murati

Mësuesit janë arkitekt të organizimit të mësimit në shkollë dhe ata kanë dorë në pjesën më të madhe të konceptimit didaktik-metodikë e të ndarjes së roleve mësimore në hapësirën shkollore. Prandaj të hapen shkollat dhe mësimi të mbahet me praninë fizike të nxënësve sepse ky është modeli më i suksesshëm i mësimdhënies.
Gjerësisht për organizimin e tillë të mësimit në librin tim “Arsimi dhe shkolla përballë sfidave të pandemisë” 2020.
P.S. Më vjen mirë që ministrja e arsimit Canovska me dije ose pa dije ka rënë në konceptin tim të promovuar në gusht të 2020-tës.

*****

Shkollën duhet ta konsiderojmë si një skenë perfekt për të shpërthyer nxënësit.
Kështu zbulosh qëndrimet vlerësuese të tyre ndaj fenomeneve të jetës. Po të mungon elementi vlerësues, aksiologjik, atëherë sistemi i dijeve nuk është në rregull.
Elementi vlerësues është më i gjerë se sa ai njohës.

******

Detyra dhe qëllimi i shkollës është t’u ndihmojë fëmijëve të zhvillohen dhe formohen duke u dhënë njohuri dhe shkathtësi për të krijuar një jetë të përmbushur dhe me përgjegjësi. Këtë e sfidon me tri elemente themelore:
-Mësimin e aftësive jetësore.
-Ndryshimin e mënyrës së të menduarit dhe shprehive.
-Shfrytëzimin maksimal të potencialit intelektual.