May 9, 2024
Maqedoni

U mbajt mbrëmje Kuranore në xhaminë e Çairit

Mbrëmë në xhaminë e Çairit mbrëmjen ia kushtuam Kuranit Famëlartë, ka njoftuar Muftiu i Shkupit, Qenan Ismaili.

“Në prezencë të shumë hoxhallarëve dhe xhematit që stërmbushën xhaminë, me kënaqësi përcollëm këndimin e fjalëve të Allahut nga hafizlerët Hfz. Xhemail ef. Nuhiju nga Shkupi, Hfz. Mujdin ef. Limani nga Tetova, Hfz. Egzon ef. Ibrahimi nga Kosova dhe Hfz. Fatih Derdiyok nga Turqia.
Allahu e bëftë Kuranin pranverë të zemrave tona dhe zbukurim për zemrat dhe shtëpitë tona!
Amin”, ka shtuar ai.