Reportazh nga Amerika: Restoranti i vëllezërve Kaba nga Struga, restorant për të cilin shkruhet në romanin për James Bond
Nuk janë pak shqiptarë që kanë restorantet e tyre në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. I gjen me dhjetëra e qindra, të shpërndarë në çdo qytet të rëndësishëm. Mirëpo restorant “Ossys” në New Jersey ka një karakteristikë që e dallon nga të tjerët.
Në parkingun e këtij restoranti të vëllezërve Kaba nga Struga, ka ndodhur një kidnapim që e kanë kryer agjentë të KGB-së ruse, e që më vonë ka shërbyer si motiv për shkrimin e njërit prej romaneve me temë agjentin e njohur Xhems Bond.
Pronar i restorantit ka qenë Osman Kaba, tashmë i ndjerë, dhe prej shkurtesës së emrit të tij, restoranti mban emrin sot e kësaj dite. Tani restoranti menaxhohet nga vëllau i tij, Riza Kaba, i cili enkas për Lajm Tv, flet lidhur me ngjarjen ku një amerikan me prejardhje çifute, është kidnapuar nga shërbimi sekret rus, respektivisht në atë kohë sovjetik, sapo ka dalur nga restoranti.
Pas botimit romani, i bazuar në ngjarje të vërtetë, është bë bestseller në Amerikë. Romani ende nuk është ekranizuar, por pritet të shërbejë si bazë për një nga filmat e ardhshëm të “Xhems Bond”. Por kush janë vëllezërit Kaba nga Struga, pronarë të këtij restoranti? Ata janë mërgimtarë të hershëm, të cilët në SHBA kanë filluar të shpërngulen në vitet e 60ta të shekullit të kaluar.
Si familje e pasur dhe punëtore, vazhdimisht kanë qenë nën presion të pushtetit komunist, prandaj janë shpërngulur nga Veleshta në Strugë. Aty poashtu ka vazhduar presioni i pushtetit të atëhershëm jugosllav dhe janë detyruar të shpërngulen në Amerikë. Por habia më e madhe i ka ndodhur kur e ka kuptuar se edhe në Amerika ka njerëz tanë që kanë punuar për shërbimin jugosllav, që kanë përcjelle dhe fotografuar aktivitetet e diasporës.
Ndryshe, restorant Ossi në fund të viteve 90-ta ka qenë edhe bazë u është bë organizimi i shumë pjesëtarëve të batalionit të UÇK-së me emër Atlantiku, para se të nisen për në Kosovë. /Gazeta Lajm