Një shtetas i Kosovës, që po ngiste automjet “BMW” me targa të Gjermanisë, është arrestuar në kufirin e Bllacës në Maqedoninë e Veriut, pasi gjatë kontrollit është vërejtur se vetura kërkohet nga Interpoli Gjerman.
“Në vendkalimin kufitar Bllacë e Poshtme, dje në orën 09:15, në hyrje të shtetit, zyrtarët policorë arrestuan A.K. (28) nga Republika e Kosovës, pasi gjatë kontrollit kufitar u konstatua se automjeti “BMW” me targa gjermane, të cilin ai e drejtonte, figuron në evidencën operative sipas kërkesës së Interpolit – Gjermani. Personi është dorëzuar tek zyrtarët policorë të SPB Shkup për procedurë të mëtejshme”, qëndron në Buletinin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut.

