Si e pashë për herë të parë dhe të fundit Ismet Jasharin-Komandant “Kumanovën”
SHKRUAN: NEHAT JAHIU
Muharrem Mazreku është veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe profesor i gjeografisë nga Malisheva. Ai dhe shokët e tij gjatë luftës ishin ushtar i UÇK- së Njisitit “ Lumi”. Me mikun tim
z. Muharrem Mazreku në të shumtën e rasteve kemi biseduar biseda për çështjen e arsimit, sepse i përkasim të njejtit profesion, por në të shumtën e rasteve e kam pyetur të më tregoj ndonjë rast që i ka mbetur si kujtim nga koha e luftës.
Miku im z. Muharremi është shumë modest, por ja që unë nuk e le të qetë duke kërkur të më rrëfej ndonjë kujtim nga ajo kohë pse ai dhe shokët e luftës kanë shumë kujtime të paharruara. Një ditë në shenjë respekti që mban ndaj ish ushtarit të UÇK-së, Ismet Jashiri- Komandant – “Kumanova”, tani dëshmori dhe hero i shpallur më 25 gusht 2009.
Dëshira e madhe ishte e z. Muharrem ritMazreku të e takoj së paku njëherë Kumanovën. Të e shoh këtë trim së paku një minutë, sepse trimëria e tij ishte dëgjuar në të gjitha trojet shqiptare. Kjo dëshirë atij do të i plotësohet dhe ja se si rrëfen z. Muharrem Mazreku:
“Më 7 qershor të vitit 1998 me urdhër të shtabit të UÇK-së njësiti “ Lumi” është pozicionuar në ishtikamet- Bllacë- Duhël.
Aty nuk pati ditë që ka lind dhe perenduar dielli të mos ketë patur ditë luftime me policinë serbe ku më pastaj u angazhua edhe ushtria sërbosllave në ofenzivat e korrik- gushtit 1998. Ishte ofenziva e 25 -28 korrikut të vitit 1998. Ajo ishte një betejë. O jetë, o vdekje.
Në muajin qershor dhe korrik 1998 Kumanova shumë herë me luftëtarët e tij kanë ardhur në përforcime. Ishte hera e parë kur po e shihja një lutëtar ballëhapur e krenar duke ju prirë ushtarëve.Më bëri përshtypje pamja dinjitoze e këtij luftëtari, ecja dhe qëndrimi i tij.Veshja e uniformuar me gjyksore, , çizmet ushtarake. Në brez mbante revole dhe thikën ushtarake.
Aty për aty mendja më shkoi dhe thash me vete, nëse ekziston një ushtar Kumanova duhet të jetë ky. Më pas i pyeta ushtarët e tij dhe kuptova se ky ishte Kumanova. Ishin pak minuta dhe çastet e para dhe të fundit ato momente kur pata fatin ta njoh një legjendë të tillë.”
Lavdi për Ismet Jasharin- Komandant “ Kumanova”!
Lavdi për të gjithë Dëshmorët e Kombit!
Respekt për të gjithë ÇLIRIMTARËT!