Pas dështimit të formimit të qeverisë më 26 tetor, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar në takim nesër krerët e partive politike parlamentare.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina, i cili tha se takimi është ftuar nga presidentja Osmani për nesër në orën 12:00 dhe do të zhvillohet me përfaqësuesit e partive politike që janë pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Ky takim vjen pas përfundimit të afatit kushtetues për formimin e qeverisë, pas dështimit të LVV-së dhe Kurtit si mandatar për ta formuar qeverinë.

Në takim pritet të diskutohet për hapat e mëtejshëm që do të ndërmerren në përputhje me Kushtetutën.

sqShqip