Presidenti Donald Trump dhe Presidenti rus Vladimir Putin do të takohen sot në Anchorage, Alaska, në orën 11:30 të paradites sipas kohës lokale në Alaska, por që në vendin tonë i bie në ora 21:30.

albi qamili
Arben Etemi
BASHKIM BAKIU
Bilall Kasami
Blerim Islami
Blerim sejdiu
Daut Beqiri
DAUT MEMISHI
Feti Abazi
Fisnik Mela
haqim ramadani
izet mexhiti
Mehmet Seferi
muhamet elmazi
muhamet murtezi
Nexhmedin Sadiki
Sabaedin Dauti
Sedat Bislimi
Zekerija Berisha
previous arrow
next arrow

Trump tha se beson që Putin dëshiron të bëjë një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, por gjithashtu se takimi ka 25% shanse për dështim, transmeton Klankosova.tv.

Trump e ka kërcënuar Rusinë me “pasoja shumë të rënda” nëse Putin nuk pranon t’i japë fund luftës.

Nëse samiti shkon mirë, Trump sugjeroi organizimin e një takimi trepalësh me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, që mund të përfshijë udhëheqës evropianë që mbeten thellësisht të kujdesshëm ndaj Putinit.

Udhëheqësi rus vlerësoi përpjekjet e administratës Trump për të ndaluar luftën dhe la të kuptohej se Moska dhe Uashingtoni mund të arrinin një marrëveshje për kontrollin e armëve bërthamore gjatë samitit të tyre.

Çdo marrëveshje paqeje rreth Ukrainës do të duhej të përfshinte një marrëveshje për territorin, me Rusinë që pushton pothuajse një të pestën e tokës së Ukrainës.

sqShqip