Ejup Berisha

Në Zgjedhje duhet të respektohen rregullat demokratike, të Instalohen precedentet pozitive, si edhe të dëshmohet pjekuria e qytetarëve

Kur ka zgjedhje në një shtet qofshin ato qendrore apo lokale nëpër poste politike duhet të zgjidhen kandidatët më të mirë, më të zotë dhe më të përkushtuar për realizimin e të mirës dhe interesit të përgjithshëm. E nuk duhet të zgjedhen kandidatët e pazotë dhe jopunëtorë. Më 2 nëntorë këtu në vendin tonë do të mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale, dhe nëse në të nuk ndodhë ajo që e thashë në fillim të shkrimit , që në krye të Komunave të zgjedhen kandidatët më të mirë për Kryetarë Komunash, atëherë do të na përsëritet ai
precedenti shumë i rrezikshëm dhe i papranueshëm që na ka ndodhur shpesh në të kaluarën, e ai është që të zgjedhen Kandidatët më të këqij, më jopunëtorë dhe më përtac. Pra nëse në Krye të Tetovës më 2 nëntorë nuk zgjedhet Bilal Kasami i cili i plotëson kriteret për tu rizgjedhur në krye të Komunës atëher qytetarët e Tetovës do ta përsërisin atë precedentin që e përmenda pak më sipër. Mendoj se Bilalli ëshë kandidat i dëshmuar me punë, me aktivitete dhe me vepra konkrete ndërsa kundër kandidati i tij Bajram Rexhepi jo. Pra nëse në Tetovë fiton kandidati i VLEN-it atëherë kjo është dëshmi se qytetarët atje janë të pjekur politikishtë dhe dinë ta bëjnë zgjedhjen e qëlluar dhe të duhur. Pjekurinë e tyre politike në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale të cilat u mbajtën më 19 tetorë e dëshmuan votuesit e Çairit të cilët në krye të Komunës e zgjodhën Izet Mexhitin i cili punon, kontribuon dhe angazhohet për të mirën dhe për levërdinë e qytetarëve të cilët jetojnë në teritorin e Çairit. Ndërsa qytetarët besim nuk i dhanë kundërkandidatit të Mexhitit atij të AKI-BDI-së Bujar Osmanit i cili nuk i posedonte përvojën, performancat dhe aftësitë që i ka kandidati i Koalicionit VLEN për të udhëhequr Komunën e Çairit.
Pra precedenti pozitiv dhe i pranueshëm i cili ndodhi në Çair duhet të ndodhë edhe në Tetovë dhe gjetiu nëpër Komunat shqiptare atje ku në rrethin e parë nuk u zgjodhën Kryetarët më të zotë dhe më punëtorë të Komunave. Me këtë
veprim qytetarët zgjedhës do ti shpërblejnë me poste kandidatët e mirë dhe do ti denojnë kandidatët jo të mirë. Ky veprim gjithashtu ka të bëjë me pjekurinë politike të qytetarëve zgjedhës. Të pjekurit dënojnë e ata që nuk e posedojnë pjekurinë politike i shpërblejnë kandidatët jo të mirë. Duhet të thuhet se zgjedhja është e qytetarëve dhe në Demokraci ajo duhet të jetë e lirë
dhe pa imponime. Po ndodhi e kundërta atër kemi shkelje të normave demokratike zgjedhore veprim i papranueshëm i cili duhet të sankcionohet në mënyrë dhe me mjete adekuate ligjore. Prandaj qytetarët duhet të dinë ta bëjnë zgjedhjen e mirë dhe të duhur në zgjedhje me qëllim që në to edhe këta të fitojnë e jo këtë ta bëjnë vetëmse Partitë politike me kandidatët e tyre.

sqShqip