Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka deklaruar se Albin Kurti nuk do të jetë më kryeministër i vendit.

Krasniqi, mes tjerash, u shpreh se sipas tij epoka e Kurtit në politikën e vendit ka marrë fund, njofton Dukagjini.

“Sot përfundimisht u vërtetua ajo që e kemi thënë që nga dita e parë që Albin Kurti po e mban vnedin peng pasi nuk i ka numrat për të krijuar Qeveri – 56 vota dhe asnjë më shumë. Ky është fundi i një mashtrimi politik që vendit tonë i ka kushtuar shumë, e kam thënë dhe po e përsërisë Albin Kurti nuk do të jetë më kryeministër i Kosovës as nga zgjedhjet e 9 shkurtit e as në zgjedhjet e ardhshme, epoka e tij e qeverisjes së tij ka marrë fund”, deklaroi Krasniqi.

sqShqip