Kolumna

Vlerësimi i arsimtarëve dhe profesorëve

SHKRUAN: NEHAT JAHIU

VLERËSIMI I ARSIMTARËVE DHE PROFESORËVE

Sipas mendimit tim, edhe në institucionet shkollore shumë rrallë, për të mos thënë asnjëherë nuk është ndarë shapi nga sheqeri. Një gjë të këtillë e them me plotë përgjegjësi se në raste shumë të rralla është bërë vlerësim i drejtë ndaj punëtorëve të arsimit edhe atë, si në atë fillor-nëntëvjeçar, po ashtu edhe atë mesëm dhe të lartë. Nëse bëjmë një studim analitik dhe të shfletojmë dokumentet arkivore nëpër shkolla për të shikuar se me çfarë kritere janë bërë vlerësimet e punëtorëve të arsimit në brendi të shkollës nga ana e drejtorive, por edhe nga institucionet arsimore jashta shkollave, do të shohim një absurditet të çuditur. Aty do të shohim se si punëtorët më të mirë të arsimit shumë pak janë vlerësuar me ndonjë çmim ata ose ato që kanë merituar sipas kontributit që ka dhënë arsimtarja, arsimtari, profesoresha, profesori qoftë në shkollat fillore, të mesme ose në ate të lartin. Në të shumtën e rasteve, për shumë arsye janë anashkaluar qoftë nga brenda apo nga jashtë punëtorët e dalluar në proçesin edukativo- arsimore për të marrë një çmim si punëtor i dalluar, por në të shumtën e rasteve ka ndodhur që të vlerësohen dhe të shpërblehen me ndonjë çmim si punëtor i dalluar ai i cili jo që ka merituar, por ka merituar të dënohet ngaqë kur nuk ka treguar rezultate të duhura.

Një gjë e ktillë ndodh vetëm te ne që i miri mos të vlerësohet dhe mos të motivohet, por ndodh që ai i cili nuk meriton të vlerësohet ky është një absurd mbi absurdet. Pra, nuk shpërblehen dhe motivohen të merituarit, por ndodh e kundërta. Pse bëhet një gjë e këtillë?!… Një gjë e këtillë ndodhë, sepse në institucionin shkollë nuk ka rregulla të shkruara për kriteret nga të cilat duhet të vlerësohet punëtori i mirë, por bëhet në mënyrën më të ndytë që ekziston. E, kjo është: ti mua dhe unë ty, pa asnjë kriter.