April 25, 2024
Kolumna

Treshja që do të rishkruaj historinë e Kërçovës

E filluan me fitore dhe do ta mbarojnë po me fitore. Kësaj here, pra ky triumf do të jetë një histori në vete për Fatmir Deharin në një mbështetje të fuqishme që ai ka nga lideri pathyeshëm Ali Ahmeti. Këtë herë do ta njohin ata që kanë qëllime tinëzare se kush është në të vërtetë Uskana shqiptare shkruan Tetovasot.

Ka moti kohë që kurdisen skenare që Kërçovën ta vënë nën thundrat e të tjerëve, duke dashur që këtë kala të pamposhtur ta zaptojnë përbrenda, por atje ka një forcë politike që e di saktë si ti flakë këta qëllime dhe shërbime të afërta me VMRO-në antishqiptare që mundohen përmes kandidatëve të pavarur shqiptar ta thyejnë fuqinë e Deharit dhe Ahmetit, por të pavetëdijshëm se më 17 tetor ata do marrin grushtat e fortë pra të gjithë ata që kanë ëndërruar të ndalin vullkanin shqiptarë që Kërçovë është dhe do të jetë shqiptare.

Reklame
Custom Text
Atë qytet që duan ta humbin të tjerët për ta marë për vete, nuk do ta lejojë Ahmeti, Dehari, Bekteshi dhe shumë të tjerë.

Një qytet i fituar nga shqiptarët me kaq sakrifica nuk do bie lehtë për qëllime të ulëta politike për teke individësh dhe interesash.

Ata që nuk kanë shikim të mirë do tu duhet ta shohin mirë me dioptri këtë fotografi të bërë sot, kaq e freskët në kryeqendrën e Maqedonisë së Veriut, që tregon se derisa ka unitet, Kërçova është e fortë dhe në duar të sigurta në fitoren madhështore të rradhës, andaj Kërçova do të mbetet e shqiptarëve. /Tetovasot/