May 5, 2024
Kolumna

PD-së i nevojitet lideri historik Sali Berisha, e jo “papagallë” të përzgjedhur nga Edi Rama e Lul Brava

Shkruan: Ylber Pilku, Nju Jork, SHBA
Fillimi i procesit të “de-bravizimit” të Partisë Demokratike me dorëheqjen e Lulzim Bashës, është një lajm i mirë për këtë parti dhe për aktivistët e simpatizuesit e kamotshëm të saj, gjithandej nëpër Shqipëri e jashtë Shqipërisë.
PD tani është para një momenti historik, të cilin më së miri, për të mirën e PD-së dhe Shqipërisë, mund ta shfrytëzojë më së miri (po e përsëris: për të mirën e PD-së dhe Shqipërisë) lideri historik, Sali Berisha.
Shqipëria dhe PD është para vendimeve të mëdha. Vendime të mëdha nuk mund të sjellin Enkelejdat duke falsifikuar vendimet e deputetëve demokratë. PD nuk guxon të udhëhiqet edhe më tej nga “papagallë” që janë të gatshëm edhe të vazhdojnë t’i shërbejnë Edi Ramës, por nga figura historike që dinë ta kthejnë partinë në kursin e duhur.

Partisë Demokratike, por mbi të gjitha Shqipërisë, në këto të vështira për mbarë botën e kapluar nga lufta, i nevojitet lider i cili e ka shikimin drejt Brukseli e Uashingotnit, e jo drejt Moskës e Beogradit, si kryeqendra të imagjinuara të “Open Ballkanit” serbo-rus.
Një lider i tillë është Sali Berisha, kontributin e të cilit e kanë vlerësuar presidentë si Xhorxh Bush, e udhëheqës historikë të NATO-s, të rangut të Havier Solanës e Xhorxh Robertsonit.

Po të mos kishte qenë Sali Berisha dhe kontributi i tij për anëtarësim të Shqipërisë në NATO, atdheu ynë jo që nuk do të ishte i mbrojtur nga agresioni rus, por mafia ruse bashkë me mafian e “Rilindjes” do ta “lulëzonin” Shqipërinë me fusha kanabisi edhe më shumë se që e kanë gjelbëruar këto dhjetë vite.