Me dhimbje të thellë njoftojmë publikun dhe komunitetin artistik se u nda nga jeta aktori ynë Mejdi Alidemi.

Një figurë e respektuar e Teatrit Shqiptar, që për dekada me radhë i dha skenës dhe ekranit shqiptar një pasuri të rrallë emocionesh, karakteresh dhe kujtimesh të paharrueshme.
Mejdi Alidemi nuk ishte vetëm aktor — ai ishte krijues i plotë, që e preku edhe regjinë me ndjeshmëri e vizion.

Deri në ditët e fundita nuk pushoi duke ushqyer dashurinë për teatrin te të rinjtë përmes projekteve të shumta.

Energjia, fisnikëria dhe përkushtimi i tij ndaj artit do të mbeten shembull frymëzimi për brezat që vijnë.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër, pas ceremonisë fetare, në ora 13:00, në varrezat e Butelit.

Lamtumirë, Zhaku!
Skena shqiptare humbi një artist të madh, por kujtimi dhe vepra jote do të jetojnë përherë në zemrat tona. (Teatri Shqiptar Shkup)

sqShqip