Nuk është faji te rinia shqiptare!
Të rinjtë sot të humbur në vendlindjet e tyre dhe të shkapërderdhur nëpër botë
Shkruan: Ejup Berisha
Duke u marrë me Ukrainën kemi harruar të merremi me vetveten. Ne jemi mësuar përher të merremi më shumë me qështje të tjera se sa me tonat. Kësaj i thonë ne shqiptarët e hamë bukën tonë por i mbajmë brengat e të tjerëve. Jo se nuk duhet të na brengosë gjendja momentale në Ukrainë e cila mund të këtë implikime serioze dhe pasoja shumë të rënda mbi sigurinë dhe paqën e përgjithshme botërore por dua të themë se ne duke u marrë me të nuk duhet ta harrojmë as vetveten.
Kanë kaluar disa dekada nga shekulli 20 e deri më sot që te ne, në rajon dhe në botë janë shfaqur disa kriza, prandaj prej atëher neve koha na ka shkuar duke u marrë më shumë me to e më pak me vetveten tonë.Pra në fillim isht kriza Izraelito-palestineze me të cilën qështje me mishë e me shpirtë merreshin gjyshërit dhe baballarët tanë të ndjerë. Por si duket të parët tanë kishin qenë shumë naiv duke u solidarizuar me palestinezët sepse këta të fundit u treguan jo mirënjohës ndaj brengave tona si komb. Pra këta të cilët u dhimbseshin shumë të parëve tanë në fund u dëshmuan se janë mohuesit më të mëdhej të shqiptarëve fjalën e kamë për palestinezët.
Këta as që duan të dëgjojnë për Kosovën dhe për ne shqiptarët. Më pas në fillimvitet e 80 të shekullit të shkuar te ne u paraqit kriza e furnizimit me disa ushqime dhe detergjente e njohur ndër njerëzit këtu më shumë si kriza e faksit. Në mes vitet e 80 gjithashtu te ne u paraqit kriza e sigurisë. Në fakt Serbia ambicjet e saja ekspansioniste dhe okupuese në rajon u mundua ti kamufloj nën petkun e lufte së saj për njëfar kauze për mbrojtjen e popullatës serbe nga diskriminimi apo dhe nga shkeljet e të drejtave dhe lirive të serbëve. Pastaj në fundvitet e 90 ndodhën luftërat e tmerrshme dhe absurde në teritoret e ish Republikave jugosllave. Pas këtyre ngjarjeve tragjike në vitin 2001 ndodhën sulmet teroriste në SHBA dhe filloi lufta kundër terorizmit të përgjithëshëm.
Më tej në vitet 2019-2021 u paraqit kriza shumë e rrezikshme me përmasa botërore e infektimit me virusin Covid 19. Dhe tani në muajt Janar-shkurt të këtij viti po ndodh eskalimi i krizës Ukrainse. Dhe në vend që ne tani të pushojmë pak psiqikishtë pas lodhjes dhe rraskapitjes nga prezenca e virusit Covid ne në fakt duhet të brengosemi se cka do të ndodhë në front in e freskët ku po përplasen interesat e Rusisë për okupimin e padrejtë dhe të pavend të një shteti sovran dhe të pavarur sic është Ukrainës. Ne të gjithë tani kemi një brengë dhe makth të madh se cfar do të mund të ndodhë sepse mund të ndodhë edhe ajo më e keqja mun të shpërthej ndonjë konflikt me përmasa më të gjëra. Duke mos e përjashtuar as mundësinë e shpërthimit edhe të luftës së tretë botërore.
Por dhashtë Zoti të mos ndodhë ajo më e keqja që e parapëlqen udhëheqësi autoritar i Rusisë Putin por le të ndodhë ajo që e parapëlqen bota e civilizuae she demokratike e tubuar në fushatën kundër Putinit. Perendia i dëgjoftë lutjet tona për qetësi dhe paqë në botë e jo dëshirat e Rusisë pë luftë e kaos. Krejt kjo le të ndodhë për hirë të fëmijëve të pafajshëm. Në të rriturit e di që nuk e meritojmë fare qetësinë dhe paqën por fëmijët e meritojnë një jetë të tillë në paqë dhe në qetësi.Pra në emër dhe për hatër të engjëjve të pafajshëm fëmijëve të mbarë botës të krijojhen kushte dhe mundësi për një jetë më të mirë. Tu themi jo njerëzve medjelehtë dhe pa mend që po duan ta rezikojnë qetësinë, paqën dhe lumturinë e fëmijëve. Ne i duam shumë edhe Partitë politike por fatkeqsishtë këto subjekte politike kanë filluar të mos na duan ne qytetarëve, të paktën këto nuk po na duan ne në mënyrë të njëjtë.
Këto pra në mënyrë të pakuptimtë po bëjnë dallime mes njerëzve. Si është e mundur që një grupacion i vogël i individëve të shpërblehet me gjitha të mirat materiale dhe shpirtërore e shumica e qytetarëve të privohen prej cdo lloj të mire materiale dhe jomateriale. A nuk janë të gjithë qytetarët të barabartë para Perendisë dhe para Partive politike. Po pra para Perendisë të gjithë janë të barabartë por para Partive politike jo nuk ka barazi për njerëzit.Këtyre ditëve lexuam një lajm se në vendbanimin Saraj të qytetit të Shkupit disa të rinjë shqiptarë paskan vendosur të antarsohen në Partinë maqedonase VMRO-DPMNE. Ky veprim duhet të jetë normal dhe që nuk duhet të na befasojë por e as ta brengosë askend.Të paktën këta të rinjë nuk janë as të parët por nuk do të jenë as të fundit që do të antarsohen nëpër parti maqedonase.
Në vitin 2016 një grup njerëzish u antarsuan me të madhe në LSDM. Për këtë fenomenin e antarsimit të rinjëve në LSDM dhe tani në VMRO nuk janë fajtorë të rinjtë shqiptarë por Partitë politike shqiptare.Këto pra i detyrojnë të rinjtë që të shtegtojnë nëpër Partitë politike maqedonase sepse të njëjtat si subjekte politike shqiptare nuk po u sigurojnë të gjithë të rinjve kushte të njëjta, të barabarta, të mira dhe perspektiva të shëndosha për përparim në punë dhe karrierë të rinjëve shqiptarë. Partitë politike shqiptare bile nuk po u japin mundësi fare që të punësohen shumicës së të rinjëve ndërsa edhe nëse i punësojnë atëher këto nuk u mundësojnë të njëjtëve që të përgatiten, të aftësohen dhe të përparojnë në vendet e tyre të punës dhe në karrierë.
Me rroga të ulëta s’mund të këtë as stimul e as mundësi për përparim. Për realizim të ambicjeve më të mëdha personale dhe profesionale as nuk mund të bëhet fjalë këtu. Ka kohë që një Parti politike shqiptare e cila në pushtet është qe 18 vite në poste të larta shtetërore dhe publike vendos dhe pozicionon vetëmse njerëz të njëjtë. Psh në Qeveri ky subjekt politik shumë rrallë bën ndryshime kadrovike.Ka Ministra, Z.v.Ministra me afat shumë të gjatë të qëndrimit në poste, por ka edhe ministra të përhershëm dhe të paprekshëm. A mund të më tregojë dikush se si të rrinë njerëzit e posaqërishtë njerëzit e ri në këtë Parti kur këta me një qasje të tillë të këtij subjekti politik asnjëher nuk do të mund ti realizojnë ambicjet e tye.Kur do të mund ti realizojnë dëshirat dhe ambicjet e tyre.
Prandaj një pjesë e të rinjve shqiptar antarsohen nëpër Partitë maqedonase me shpresë se do ti realizojnë më lehtë dëshirat dhe ambicjet e tyre.Antarsimi I të rinjëve nëpër Parti maqedonase të paktën e ka një të mirë pozitive se I mba të rinjtë që të rrinë këtu në vendlindjen e tyre e të mos largohen dhe të mbesin nëpër botë.Askush ska lindur fëmijë për ti humbur./Ejup Berisha