Djali i Dodikut ka fituar tenderë edhe në një ministri me ministër shqiptar, ja emri! (Video)

Kompania e djalit të liderit serb, Millorad Dodik, i njohur për lidhjet e afërta me Beogradin dhe Rusinë, ka fituar tenderë në Maqedoninë e Veriut edhe pasi babai i tij është futur në listën e zezë amerikane, për shkak të rrezikimit të paqes dhe sovranitetit në Bosnje e Hercegovinë.

Sipas dokumenteve autentike të paraqitura në opinion nga nenkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski, djali i Dodikut i ka pasur dyert e hapura jo vetëm në ministritë që udhëheqin ministra maqedonas, por edhe te ato që udhëheqin ministra shqiptar, raporton Almakos.

Një ndër ministritë e tilla është edhe Ministria e Financave e udhehequr nga Fatmir Besimi.

Nga tenderët në Maqedoninë e Veriut firma e djalit të Dodikut ka fituar mbi 1.6 milionë euro. Ai si duket ka pasur “qëllime strategjike” sepse ka fituar tenderë në sektorë të rëndësisë së veçantë./Almakos