May 4, 2024
Kolumna

Pangopësia e karrieristave

SHKRUAN: NEHAT JAHIU

Ka kohë që mendoj të shkruaj për disa individë të cilët më kanë habitur aq shumë sa nuk mund të mos e shprehi mendimin tim, sepse unë jam i tillë që disa gjëra nuk mund të i mbaj brenda shpirtit tim pa i shprehur hapur. Rreth kësaj dukurie që do e paraqesë me disa fjalë ka shumë të shkruhet, por unë do të mundohet mundsisht që lexuesit të ia paraqesë me disa fjalë të shkurtra. Që nga koha e pluralizmit e deri në ditët e sotme disa individë sillen rreth mullarit të politikës dhe ate vetëm i ndrrojnë kolltuqet dhe zyrat e tyre dhe nuk lënë tjetërkend të marr një post në pushtet. Këta ca karierista me ca servila që i mbajnë rreth vetes janë të pangopshëm. Janë aq shumë të sëmurë me karierizëm që me dredhitë e tyre me vite të tëra nuk e lëshojnë postin e tyre, por vetëm që ndrrojnë postet. Kanë formuar një rreth, një grup, klan rreth vete dhe po ua more pushtetin vdesin. Po e përsërisë edhe këtë se vet janë të dobët dhe deri më tani nuk kanë arritur aspak suksese në karierën e tyre politike karieriste për vendin dhe popullin. Kanë arritur vetëm të vjedhin dhe të pasurohen për vete dhe për familjet e tyre. Janë uzurpues të posteve në pushtet. Njerëzit e aftë, të ndershëm i kanë larguar që mos të i kenë konkurenta. Iu kanë bërë kurthe të ndryhme që të i largojnë. Ca zagarëve servila ua kanë hudhur dhe ua hudhin edhe sot disave nga një koc për të e lëpirë dhe ata lehin pa ndalur si ndonjë qenë i keq për të i mbrojtur këta ca karierista. Ajo që është me e keqja që këta egoista shesin edhe atdhetarizëm. Në fund do e mbylli këtë shkrim duke thënë. A thua vallë deri kur do zgjasë pangopsia e tyre karieriste?!… Mendim im përfundimtar është se këta gjatë tërë jetës nuk do të ngopen. Pangopsinë e tyre do e ngopë vetëm dheu i varrit atë ditë kur të vdesin.