Manjati i patundshmërive nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Mohamed Alabbar, është investitori i interesuar për investimin 500 milionësh në Kodrën e Diellit.

Alabbar është biznesmeni që po ndërton Portin e Durrësit në Shqipëri dhe shumë projekte të tjera gjigante në Ballkan.

Sipas informacioneve, Alabbar tashmë ka pasur takime me kryetarin e Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ku janë diskutuar detajet për investimin e tij të mundshëm, që pritet ta transformojë Kodrën e Diellit.

Gazeta “Lajm”, ka siguruar fotografi nga takimet e Alabbarit me Kasamin dhe vizitën bashkë në Kodrën e Diellit, ku janë shqyrtuar mundësitë për ndërtimin e resorteve moderne dhe infrastrukturës që do ta kthejë Kodrën e Diellit në atraksion kryesor turistik në rajon.

" "

Procedurat për këtë investim për momentin janë në pushim për shkak të zgjedhjeve lokale, por pritet të vazhdojnë me intensitet të fuqishëm menjëherë pas zgjedhjeve.

sqShqip