Maqedoni

Lista “Më mirë për Tetovën” fton qytetarët të marrin nesër pjesë në protestën antibixhoz

Lista “Më mirë për Tetovën” fton qytetarët të marrin pjesë në protestën që organizohet nga Lëvizja “Anti-bixhoz” për mbylljen e Kazinos pranë çerdhes Rinia, në rrugen industriale tek rrethrrotullimi për tek ish fabrika Teteks, 22.02.2022 e martë, ora 14:00.

Pas publikimit të megaskandalit Credit Suisse, u pa që mafia e kazinove është pjesë e krimit të organizuar bashkë me politikën, duke kontaminuar shoqërinë tonë në çdo cep të qytetit dhe vendit tonë. Kërkojmë urgjentisht mbylljen e Kazinos pranë çerdhes për fëmijë me të cilën janë tejkaluar të gjitha vijat e kuqe. Shprehim zhgënjimin e madh që disa parti politike në parlament, fushatat parazgjedhore të të cilave janë financuar edhe nga lobi i kazinove, kanë sabotuar sjelljen e ligjit që kazinot dhe lojrat e fatit të jenë 3 km larg shkollave dhe çerdheve.