Avdiu e ka lënë Gjermaninë për rrogë 300 euro në Maqedoni (VIDEO)
Pliko Avdiu, i punësuar në fabrikën e tekstilit të cilën e vizitoi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski, është kthyer nga Gjermania para tetë viteve, për të punuar në Maqedoninë e Veriut. Ai bëri apel tek të rinjtë që të qëndrojnë në vend, ndërkaq falënderoi kryeministrin për vendimin e fundit që paga minimale të bëhet 18 mijë denarë. Avdiu thotë se paga minimale pre 18 mijë denarëve mjafton për një jetë modeste.
“Jam i kënaqur. Sepse kam punuar 18 vjet në Gjermani dhe jam larguar prej atje. Këtu më solli fati në këtë kompani, u punësova tetë vjet më parë. Kushtet i gjeta si në Gjermani. Më lejoni t’ju them sinqerisht. Sepse tani shoh të rinj që thonë do shkojmë në Gjermani, por jeta atje nuk është ashtu siç mendojmë ne. Jam i kënaqur, duke filluar nga drejtorët Darko dhe Mariana, jemi të kënaqur. Plus tani me pagën minimale, falë kompromisit të kryeministrit me partnerët, sindikatat, punëdhënësit, atë natë. I jam shumë mirënjohës kryeministrit që gjeti kompromis. Kur ka një kompromis, do të thotë se është gjë e mirë. Tani 18 mijë, nuk janë shumë, por për një jetë modeste do të gjinden, por mendoj se rrogat do të vazhdojnë të rriten, nëse punojmë më shumë. Drejtorët po sjellin makina të reja, produktiviteti do të rritet”, tha mes tjerash Avidu.