Analisti Florian Nesimi ka vënë re një detaj në albumin fotografik të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, pas vizitës së tij në Maqedoninë e Veriut. Sipas tij, në album gjenden fotografitë me liderët politikë, përfshirë edhe atë me liderin e LSDM-së, Venko Filipçe, por mungon fotografia me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti.
“Paramendoni, publikohet fotografia me Filipçen, por jo ajo me Ahmetin!”, shkruan Nesimi.
Ai kujton se një muaj më parë kishte shtruar pyetjen nëse BDI po distancohet nga Rama për shkak të protestave, pasi BDI-ja kishte shprehur solidaritet me Shqipërinë, por jo drejtpërdrejt me Ramën.
“Sot kemi një tjetër moment. Sot duket se Rama largohet nga Ahmeti”, thekson Nesimi.
Sipas analistit, mbetet pyetja nëse kjo ishte thjesht një përzgjedhje fotografish apo një sinjal për ftohjen e raporteve Rama–Ahmeti.
“Në fund të fundit, në politikë miqësitë zgjasin aq sa zgjat interesi”, përfundon Nesimi.

