Maqedoni

Maqedonia vazhdon të regjistroj numër shumë të lartë të vdekjeve në krahasim me shumë shtete të rajonit

Maqedonia vazhdon të regjistroj numër shumë të lartë të vdekjeve në krahasim me shumë shtete të rajonit. Të dhënat e fundit zyrtare tregojnë se dhjetë ditët e fundit mesatarisht në bazë ditore, si pasojë e Kovid19 kanë ndërruar jetë 20-30 pacientë, shkruan Alsat.

Sipas Qendrës Evropiane për Kontroll dhe Parandalim të sëmundjeve ngjitëse, Maqedonia e Veriut ka regjistruar 89 vdekje për 1 milion banorë, që është numër disa herë më I lartë krahasuar me Kosovën, Shqipërinë dhe Serbinë. Vdekshmëri më të lartë se Maqedonia, nga shtetet fqinje ka regjistruar Mali I Zi dhe Bosnje Hercegovina.

Qendra Evropiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ngjitëse

Maqedonia e Veriut nga periudha 17-30 janar ka regjistruar 89 vdekje për 1 milion banorëKosova pesë vdekje për 1 milion banorëShqipëria 23 vdekje për 1milion banorëSerbia 52 vdekje për 1 milion banorëMali I Zi 132 vdekje për 1 milion banorëBosnja dhe Hercegovina 146 vdekje në një milion banorë

Kreu I Komisionit për sëmundje ngjitëse Aleksandar Petlickovski në një intervistë për emisionin 360 gradë në ALSAT tha se numri I lartë I vdekshmërive lidhet me një sërë faktorësh, duke paralajmëruar ripërpunim të metodologjisë e cila bën evidentimin e personave të vdekur nga Kovid19.

“Si e para ne jemi komb jo I shëndetshëm, nuk ushqehemi shëndetshëm, nuk I kushtojmë rëndësi aktivitetit fizik, kemi mjaft sëmundje tjera. Në fillim kishim problem të madh me paraqitjen në kohë te mjeku, kemi nivel të ulët të imunizimit, kemi kushte relativisht të këqija shëndetësore, nuk e kemi sistemin shëndetësor mirë të organizuar. Dhe gjithë këto elemente ndikojmë që të arrijmë deri te këto numra të këqij që I kemi. Në asnjë mënyrë nuk ka manipulime në numrin e të vdekurve nga Kovid19, absolutisht nuk mund të ketë, pse do kishte? Këtu ka procedurë e cila ka qenë mirë e definuar edhe me përbërjen e kaluar të KSI-së por edhe njëherë do ta përpunojmë që të jetë për të gjithë më e qartë”, tha Aleksandar Petlickovski, Kryetar I Komisionit për sëmundje ngjitëse

Petlickovski paralajmëroi se në mbledhjen e ardhshme do të analizohet se sa nga të vdekurit kanë qenë të imunizuar me një dozë, me dy, me tre vaksina si dhe pas sa kohë nga imunizimi janë infektuar dhe gjendja e tyre është komplikuar. Kjo analizë sipas tij do të kishte dhënë një përgjigje mbi arsyen e numrit të lartë të vdekjeve.

Ndryshe, që nga fillimi I pandemisë e deri më tash numri I personave të vdekur në Maqedoni si pasojë e Kovid19 është mbi 8000. /Alsat.mk