Në vend të festës, protestë! Në Ditën e Alfabetit Shqip, Forumi Rinor i BDI-së në Çair protestoi para Gjykatës Kushtetuese, kundër asaj që e cilëson si sulm ndaj gjuhës shqipe.
“Sot nuk kemi dalë për të festuar, kemi dalë për të protestuar!”, ishte mesazhi i të rinjve, të cilët theksuan se edhe 118 vjet pas Kongresit të Manastirit, shqiptarët detyrohen të mbrojnë gjuhën e tyre.
“Gjuha shqipe nuk është privilegj, por identitet dhe e drejtë kushtetuese”, theksuan protestuesit, duke dërguar një mesazh të prerë: “Mos e prekni gjuhën shqipe!”

