Tmerr në „Higjiena Komunale“: Punonjësi humb vetëdijen nga kërcënimet, policia gjen pistoletë në veturën e shefit
Një udhëheqës sektori në Ndërmarrjen Publike „Higjiena Komunale“ është arrestuar nga policia, pasi dyshohet se për një kohë të gjatë i ka kërcënuar punonjësit me armë zjarri.
Sipas burimeve të Portali X, bëhet fjalë për personin me inicialet L.B., i cili drejton një sektor në ndërmarrje dhe kishte kohë që kërcënonte punonjësit.
Kërcënimet arritën kulmin një ditë më parë. Një nga punonjësit, nga frika, humbi vetëdijen dhe u thirr ndihma e shpejtë.
Punonjësi e raportoi rastin në polici dhe policia e arrestoi të dyshuarin. Pasi mësuan se ai i kishte kërcënuar punonjësit me armë, policët kontrolluan automjetin e tij dhe gjetën një armë zjarri. Sipas burimeve, ai nuk kishte leje për ta mbajtur dhe bartur atë.

