Screenshot

Analisti Sefer Selimi, i njohur për qëndrimet e tij në mbështetje të politikave të BDI-së dhe afërsinë me nënkryetarin e partisë, Bujar Osmani, ka deklaruar se problemet e Artan Grubit me organet e drejtësisë janë çështje personale dhe nuk duhet të paraqiten si probleme të shqiptarëve, shkruan PlusInfo.

Ndaj qëndrimeve të Selimit reagoi ish kryetari i BDI-Dibër, Artin Spahiu, i cili e akuzoi Selimin se ka rënë pre e shpifjeve dhe konstruksioneve politike kundër Grubit.

Spahiu pretendon se individë të caktuar brenda BDI-së, në bashkëpunim me VLEN-in, po përpiqen ta paraqesin Grubin si përgjegjës për përçarjet e mundshme në parti.

Ai shkoi edhe më tej, duke deklaruar se Grubi, edhe nga pozita e tij aktuale, punon për BDI-në më shumë se një pjesë e konsiderueshme e udhëheqjes së sotme partiake.

" "

Sipas Spahiut, disa drejtues të partisë nuk shqetësohen për unitetin e BDI-së, por për ruajtjen e pozitave dhe ndikimit të tyre, ndërsa Grubi po përdoret si “kokë turku” për të mbuluar përgjegjësitë e të tjerëve.

Përplasja publike ka nxitur spekulime për një rivalitet të mundshëm mes Artan Grubit dhe Bujar Osmanit, dy figurave me ndikim në BDI.

Megjithatë, mbetet e paqartë nëse këto polemika përfaqësojnë qëndrime individuale apo sinjalizojnë ndarje më të thella brenda partisë.

sqShqip