Pasi të vdisni ju qajnë!
SHKRUAN: NEHAT JAHIU
Më vjenë shumë keq të shkruaj disa fjali në këtë shkrim, por nuk mundem të përmbahem dhe mos të e shprehi një mllef duke e nxjerrur jashta shpirtit tim.Nuk do të them asgjë për ata që nuk e meritojnë, por për disa nuk mund të mos e them, sepse e merituan për të ua thënë dje, sot dhe nesër. Duhet të ua themi gjithnjë hapur në fytyrë atyre që nuk kanë fytyrë.Duhet të ua themi pa ngurruar aspak demagogve, hipokritve, servilave, karieristave dhe… Duhet të ju themi atëherë kur duhet të ju themi hapur disave që për intresat e tyre personale, karieriste iu bërën dje dhe sot kurthet më të fëlliqura njerëzve të cilët ua sollën lirinë. Njerëzve që luftuan për liri, komb e atdhe.Ata që e derdhën gjakun, morën plagë në trup, humbën gjymtyrët e tyre trupore e disa edhe flijuan jetën.Ju disa që pas luftës erdhët dhe po vini si parashutista. Ju që bëtë gjithëçka dhe po bëni për të u futur në pushtet. Ju që shitët gjakun e çlirimtarëve të UÇK-së për poste dhe kulltuqe.Ju që heshtët ndaj padrejtsive që iu bënë ushtarëve të ÇÇK-së. Disa i latë pa punë, ca të tjerë pa vendime pune. Ca të tjerëve ju thurrët kurthe për të i burgosur. Për të u dënuar me burgje. Duke vdekur në burgje. E ju heshtët dhe po heshtni për intresat tuaja. Heshtët ju disa që nuk ndiet asnjëherë dhembje dhe krenari ndaj më të dashurëve të kombit tuaj.Mu të tillët mbetën në mëshirën e ca hajnave, maskarenjve, horave, krieristave, servilave, të pangopurve për poste dhe kulltuqe.Jo vetëm që nuk e ngritët zërin së paku njëherë dhe të i përkujtoni këta vasha e djemë të sakrificës. Me keqardhje po e them, por përsëri nuk po mundem të i kursejë disa që pas vdekjes mizore që iu ndodhën dhe po iu ndodhin shumë çlirimtarëve në raste të ndryshme të montuara për të u kalbur burgjeve padrejtsisht. Ju heshtët. Ju po heshtni. Ju përsëri do të heshtni. Të gjitha këto i bëni për interesat tuaja që mos të humbni pushtetin dhe postet tuaja.Ju ca të pabesë bëni poshtërsitë më të mëdha që nuk i takojnë shqiptarit. Të vrisni atdhetarët, idealistët . Të iu vrani ata që nuk mendojnë si ju. Të i vrani pas shpine për një vend të një këshilltari komunal, për një interes personal, grupor etj.Po ju të njejtit pas të vdesin idealistët që ju i vritni pas shpine, ju përgatitni skenare dhe u bëni kurthe qani pasi të vdesin.Ju nuk keni aspak turp. Turpi juve ju ka mbuluar. Ju ata që i vrani natë i qani ditën. Ju ca hora bëni politikë me njerëzit e dinjitetshëm që shkelni mbi idealin dhe gjakun e tyre. Juve duhet të ju thuhen gjërat troç e hapur në fytyrë. Po ju nuk mërziteni aspak, sepse janë të paftyrë. Ata pasi të vdesni ju “ qajnë”…