Maqedoni

25 vjeçari nga Tetova u fut në zjarr për të shpëtuar fqinjin: “Ose do e shpëtoj, ose do digjemi të dy”

Foto: Sdk.mk

“Dua të flas për herozimin e 25 vjeçarit me iniciale M.M. i cili mbreme u fut në shtëpinë e fqiut që po digjej në lagjen Kolltuk të Tetovës. Brenda shtëpisë ishte fqinji i tij. Djaloshi 25 vjeçar u fut në flakë duke thënë: Ose do ta shpëtoj, ose do të digjemi të dy”, rrëfen Angella Andonovska nga lagja Kolltuk për portalin sdk.mk, duke folur për dramën e mbrëmshme në Tetovë.
“Ai është heroj, për aktin e tij duhet të informohet opinioni. Të gjithë ne e përcillnim veprimin e tij. Edhe nëna e tij ishte aty afër duke e lutur me lot në sy të ketë kujdes mos digjet”, ka treguar Andonovska.
Fatmirësisht gjithçka ka përfunduar pa pasoja të rënda. 55 vjeçari me iniciale I.I. është dërguar në spital ku i janë konstatuar djegie të lehta dhe është lëshuar per sherim në shtëpi, transmeton portali Lideri.mk.

Vazhdojnë hetimet për zjarrin

Ende vazhdojnë hetimet për shkaqet e zjarrit të një nate më parë që dogji 4 shtëpi në një lagje të Tetovës, shkruan Alsat.

Objekti ku ka shpërthyer zjarri ishte strehë për dy familje, pronarin e shtëpisë dhe një familje 7 anëtarësh që aty ishte me qira. Kryefamiljari thotë se nuk ka qenë në shtëpi kur zjarri ka shpërthyer, duke shtuar se kur ka mbërritur ishte shkrumbuar pothuajse gjithçka. Edhe pse dëmet materiale janë të mëdha, fatmirësisht nuk ka pasur viktima. Nga zjarri i mbrëmshëm pronari i shtëpisë ka pësuar djegie të shkallës së parë dhe pas trajtimit është lëshuar nga spitali.

“Të ishte vetëm shtëpia jonë, por janë edhe disa shtëpi tjera pas nesh që janë djegur. Janë tre katër shtëpi. Këtu jam me qira tashmë tre vjet. 00:55 Brenda ka qenë pronari I shtëpisë. Kjo është pjesa ku jeton ai, kjo është e gjyshes dhe pjesa tjetër ku jetoja unë. Zjarri ka filluar pre të pronari i shtëpisë, më pas tek gjyshja dhe pastaj ka kaluar tek unë. Ai është momentalisht në spital. Shpresën e kam pasur tek kjo shtëpi, unë nuk kam më shtëpi tjetër ku të shkoj”, tha Bekim Dervishi- familjar.

Mungesa e ujit nëpër shtëpitë e banorëve ka vështirësuar edhe më shumë shuarjen e zjarrit që mbrëmë kaploi 4 shtëpi në një lagje të Tetovës. Për shuarjen e zjarrit janë angazhuar 4 makina dhe 15 zjarrfikës, por vetëm pas dy orësh kanë arritur të shuajnë flakët.

“Ja e shikuat edhe vet se sa presion ka çeshma. Edhe po të duash të fikësh, nuk mundesh.”

“As kove asgjë, nuk ke me çfarë t’i mbushës, nuk ka ujë. Kjo nuk është vetëm tani, këtu gjithmonë kështu është , nuk ka ujë”.

Mbrëmë në vendin e ngjarjes ka shkuar edhe kryetari I Komunës së Tetovës, Bilall Kasami. Ai tha se do të përpiqen të gjejnë zgjidhje për strehimin e këtyre familjeve që në këto temperature të ulëta kanë ngelur pa kulm mbi kokë.