Zëdhënësja e Qeverisë, Venera Azizi në një intervistë për Televizionin Neës, ka folur për sfidat e detyrës së saj si zëdhënëse e parë shqiptare e Qeverisë, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes dhe bashkëpunimit në ushtrimin e këtij funksioni.

Azizi u shpreh se pozita që mban përbën një sfidë, veçanërisht duke qenë një grua në një pozicion ku komunikimi publik është i dominuar nga burrat.

“Punët nuk janë të ndara mes burrave dhe grave. Është sfidë të jetë një grua mes burrave. Është fakt se këtu ku jam, jam me mbështetjen e pakompromis të burrave, siç janë bashkëkryetarët e VLEN-it, Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami, si dhe të tjerëve”, deklaroi Azizi.

Ajo theksoi se, pavarësisht përgjegjësisë për të qenë në vijën e parë të komunikimit të vendimeve qeveritare, gëzon përkrahjen e ministrave, zëvendësministrave dhe deputetëve.

" "

“Pa marrë parasysh se jam në frontin e parë të komunikimit të vendimeve, gjithmonë kam përkrahjen e të gjithë ministrave, zv/ministrave dhe deputetëve që nuk janë të gjinisë sonë”, u shpreh zëdhënësja e Qeverisë.

Azizi vlerësoi se mbështetja institucionale dhe bashkëpunimi janë të rëndësishme në përballimin e sfidave të këtij funksioni.

Venera Azizi: “Alta banka” e ka zanafillën te Ballkani i Hapur, të bëmat e BDI-së po dalin në shesh

Zëdhënësja e Qeverisë, Venera Azizi në një intervistë për Televizionin Ne ës, ka deklaruar se çështja e “Alta bankës” e ka zanafillën te projekti i Ballkanit të Hapur, duke akuzuar BDI-në dhe ish funksionarët e saj për përgjegjësi lidhur me këtë rast.

“Të bëmat e BDI-së dhe funksionarëve të BDI-së po dalin te Bota serbe. Rrenat po dalin një nga një në shesh. Funksionarët tanë, përmes konferencave për shtyp çdo ditë po zbulojnë dokumente të reja dhe data të reja se kur janë sjellë dhe marrë vendimet sa i takon ‘Alta bankës’, ndërsa opinioni tashmë është i informuar”, deklaroi Azizi.

Ajo gjithashtu ngriti pyetjen se përse përfaqësuesit e BDI-së nuk morën pjesë në debatin publik të mbajtur më 11 nëntor në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, ku, sipas saj, “kishin mundësi të parashtronin pyetje dhe të kërkonin sqarime lidhur me çështjen e “Alta bankës’”.

“Pse BDI-ja nuk mori pjesë në debatin publik më 11 nëntor në Kuvend, ku kishte mundësinë të pyeste gjithçka për Alta bankën? Nuk erdhi askush në atë debat publik”, u shpreh Azizi.

sqShqip