Screenshot

Kallëzim penal dhe masa kujdesi ndaj Kristijan Koraboskit, 31 vjeçarit nga Ohri, i cili e rrahu brutalisht të dashurën e tij 26-vjeçare. Rasti ka shkaktuar reagime të shumta në opinion. Qytetarët përmes rrjeteve sociale kundërshtojnë lirimin e tij dhe kërkojnë dënimin të ashpër për sulmuesin dhe drejtësi për Sarën. Për nesër janë paralajmëruar edhe protesta Para Prokurorisë.

“Ky është vendi ku 26-vjeçarja Sara dyshohet se u hodh nga makina e të dashurit të saj, pasi u sulmua fizikisht nga ai. Sipas nënës së saj, ishte bërë një plan për ta hedhur në greminë. Pasi humbi ndjenjat nga sulmi, ajo u zgjua dhe dëgjoi një pjesë të planit”, thotë Miki Trajkovski gazetar.

Nëna e Sarës, Irena Gjorgjieska, në rrjetet sociale zbardhi dëshmi rrëqethëse për përjetimet e vajzës së saj. Ajo shkroi se Sara është në ankth dhe frikë pasi autori u lirua dhe pati përpjekje për të mbuluar rastin dhe për të ndikuar në dokumentacionin mjekësor.

“Në momentin kur vajza ime ishte pa ndjenja, Kristiani, duke menduar se ishte e vdekur, kontaktoi babain e tij, duke i kërkuar ndihmë se si të shpëtonte nga trupi i saj. Babai i dha udhëzime se si të shpëtonte nga trupi i vajzës sime. “Mblidhi të gjithë të njohurit, le ta mbulojmë këtë dhe ta heqim qafe, a duhet ta hedh në greminë?” Këto janë fjalët që Sara dëgjoi në një moment kur ajo ishte në një gjendje jashtëzakonisht të pafuqishme. Edhe më tmerruese është dëshmia se në atë moment Kristiani kërkoi një thikë dhe donte ta “përfundonte”, deklaroi Irena Gjorgjieska – Nëna e Sarës.

" "

-Mblidhi të gjithë të njohurit, ta heqim qafe. A duhet ta hedh në greminë?
-Fjalët që Sara dëgjoi kur ajo ishte në një gjendje jashtëzakonisht të pafuqishme

Në deklaratën zyrtare të policisë thuhet se gjithçka filloi rreth orës 2 të mëngjesit të 15 nëntorit pas një grindjeje të mëparshme, që filloi në shtëpinë e Kristijanit dhe vazhdoi në makinën e tij, ku ai e sulmoi fizikisht të dashurën e tij 26-vjeçare, duke bërë që vajza të humbiste ndjenjat dhe të rrëzohej.

“Personit kundër të cilit është ngritur kallëzimi penal iu krye niveli i alkoolit në gjak. i cili ishte 1.29 promil. U zhvilluan biseda me të lënduarën dhe autorin, si dhe me persona që janë dëshmitarë të mundshëm ose kanë informacione të caktuara rreth kësaj ngjarjeje”, tha Stefan Dimoski – Zëdhënës i SPB Ohër.

Sara po trajtohet në Spitalin Special për Ortopedi dhe Traumatologji në Ohër me lëndime të rënda trupore.

“Rreth orës 5 të mëngjesit, një paciente u pranua me lëndime në kokë dhe trup. Bëhet fjalë për mavijosje. Janë kryer hetimet e nevojshme mjekësore, përfshirë një tomografi kompjuterike. Pacientja është mbajtur për vëzhgim të mëtejshëm gjatë gjithë ditës. Ajo është në gjendje të mirë shëndetësore”,theksoi Hari Shokaroski – Drejtor spitali.

Ndërkohë Sektori i Punëve të Brendshme në Ohër sot ngriti kallëzim penal edhe ndaj babait të Sarës, për shkak të denoncimit të familjarit të Kristijanit për kërcënim përmes telefonit. Sipas mediave Kristijan Koraboski është djali i ish kryetares së Komisionit Antikorrupsion Lubinka Koraboska, ndërsa babai i tij është në pozitë drejtuese në Drejtorinë e të Ardhurave Publike./Alsat.mk.

sqShqip