BDI ka ngritur akuza për hyrjen e kapitalit serb në sektorin farmaceutik në Maqedoninë e Veriut, duke e cilësuar si çështje serioze marrjen e kontrollit mbi kompaninë Fenix Pharma nga kompania serbe VEGA, e lidhur me biznesmenin Dejan Çakajac, bashkëpronar i kompanisë së lojërave të fatit Mozzart.
Gjatë një konference për media, BDI deklaroi se Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës, më 3 prill 2025, kishte miratuar blerjen e Fenix Pharma nga VEGA, me vendimin 08-55.
Por, kjo çështje e vendos në fokus edhe ish-ministrin e Shëndetësisë, Arben Taravari, pasi në kohën e miratimit të transaksionit ai ishte në krye të këtij dikasteri. Taravari, i cili sot bashkëpunon me BDI-në në kuadër të koalicionit AKI, bëhet kështu pjesë e debatit që vetë BDI po e ngre për hyrjen e kapitalit serb në sektorin farmaceutik.
BDI poashtu tha se vetëm gjatë vitit 2026, Vega Farmaceutikals ka fituar mbi 50 kontrata publike shumëmilionëshe, prej të cilave rreth 10 milionë euro vetëm për insulinë!

