Shkruan: Driton Iseni

albi qamili
Arben Etemi
BASHKIM BAKIU
Bilall Kasami
Blerim Islami
Blerim sejdiu
Daut Beqiri
DAUT MEMISHI
Feti Abazi
Fisnik Mela
haqim ramadani
izet mexhiti
Mehmet Seferi
muhamet elmazi
muhamet murtezi
Nexhmedin Sadiki
Sabaedin Dauti
Sedat Bislimi
Zekerija Berisha
previous arrow
next arrow

Se kuptoj dhe nuk mund ta kuptoj, edhe pas 23 viteve, si mund të jesh kaq i padrejtë. Përkrah protestat për UÇK-në në Kosovë, e tani më 17 ikën në Tiranë, lë këtu fushatën zgjedhore për t’i përkrahur protestat për ushtarët dhe UÇK-në, kur dihet botërisht se ti këtu në Maqedoni ish-pjesëtarët e UÇK-së të Kumanovës dhe Likovës, në vitin 2015, i le të presin 12 orë në shi pranë selisë së BDI-së në Reçicë dhe nuk i pranove në bisedime për t’i dëgjuar hallet që kishin.

Për 23 vite qeverisje absolute, me ministër të Drejtësisë, nuk arrite as gjysmën e një ligji ta sjellësh, së paku për dëshmorët e luftës apo invalidët, e jo për ushtarët të gëzojnë së paku ndonjë beneficion siç gëzojnë familjarët e branitellave.

Po si nuk pate bre pak fije turpi e morali, kur në fushatë, edhe pas 23 viteve, përmend UÇK-në? Çfarë bëre ti për ata? Cili fëmijë i dëshmorit të paktën shkollimin e ka pa pagesë?

Mjerim, ore mjerim, kur merr guximin të mbash fjalim për dëshmorët, invalidët dhe ish-pjesëtarët e Luftës së Lavdishme të vitit 2001, kur ti me shokët e tu dhe ministrat e drejtorët sot nuk ia dini skajin pasurisë dhe marrjes së miliardave euro, që dihen botërisht (shtëpi, banesa, vila, vetura), ndërsa edhe sot e kësaj dite ka invalidë që nuk mund të sigurojnë as bukën e gojës, kurse shoku im nuk mund ta sigurojë as protezën e këmbës që e humbi në vitin 2001.

sqShqip