Njerëz a po u mungon Demokracia? Mua shum!
Ejup Berisha
Ku është Demokracia që nuk duket fare ja një kohë të gjatë këtu në RMV, u bënë pra gati tridhjetë e një vite nga ngadhnjimi i saj ndaj ish sistemit komunist e ajo nuk është askund këtu në mesin tonë. Pse fshihet prej neve Demokracia apo ne po e shmangim qëllimishtë atë kjo akoma nuk është e qartë. Por nëse ne e shmangim qëllimisht atë si rexhim që është shumë i rëndësishëm dhe i domosdoshëm për qeverisjen e mirë të shtetit atëherë pse ne ankohemi nga qeverisja e keqe të cilën e kemi tërë kohës këtu te ne. Nëse njerëzit qëllimishtë e anashkalojnë të mirën që u duhet atëher të njëjtët nuk kanë të drejtë as të ankohen për të keqen që u ndodhë dhe i shqetëson ata.Si duket të gjithë janë adaptuar me të keqen sa që po përtojnë jo vetëm ta kërkojnë të mirën por edhe ta përkrahin atë. E
e keqja më e madhe për njerëzit sot është qeverisja aktuale demokratike në thonjëza. Në fillim të pluralizmit të vetshpallur nga ish udhëheqësit komunistë Gligorov-Andov-Goshev në këtë shtet ndjehej më shumë shpresë dhe entuziazëm për demokracinë, atëkohë kishte edhe më shumë debate në opinion ku temë qëndrore debati ishte Demokracia, ndërsa sot jo pra në ditët e sotme ky emërtim është zhdukur.Anipse e kuptuam se i ashtuquajturi mini revolucion për demokraci këtu në RMV në fillim të viteve 90 të shekullit të kaluar në fakt ishte më shumë evolucion apo përshtatje vetëmse formale e qeverisjes me kërkesat e bashkësisë ndërkombëtare atëkohë, megjithate egzistonte një entuziazëm për nevojën për installimin e demokracisë i cili entuziazëm si duket sot është shuar. Pra dikush e shpalli të vdekur demokracinë atë fëmijë të dobët nga lindja që si duket nuk lindi asnjëher këtu në këto troje por që zhurmën dhe aromën e të cilës në fazën fillestare të pluralizmit më tepër fiktiv sesa faktik e ndjenim të gjithë në këtë nënqiell.Unë personalishtë jamë njeriu i parë dhe si duket i fundit që e përmendi dhe e kërkoj demokracinë në këtë shtet. Dikush mund të më etiketoj si të prapambetur apo dhe ndojkush tjetër si të cmendur por ani nuk hidhërohem me asnjërën palë etiketuesish sepse sikur të arrihej qëllimi kryesorë apo objektivi që përfundimishtë të instalohej demokracia në të me siguri se njerëzit e prapambetur dhe të cmendur do të jetonin më me dinjitet, e jo si sot njerëzit e përparuar dhe të mencur të cilëve po u mohohet në cdo aspekt dinjiteti. Pra më mirë me demokraci i prapambetur dhe i cmendur sesa i përparuar dhe i mencur në sistemin e tanishëm i cili individëve po ua mohon skajshmërishtë dhe pa-arsye dinjitetin njerëzorë. Unë si duket i vetëm jamë vënë në kërkim të dickaje që nuk është dhe nuk ka qenë prezente asnjëher këtu te ne pra jamë vënë në kërkim të Demokracisë. A e dini se pse e bëj këtë gjë sepse sipas të gjitha gjasave të gjithë individëve në shoqëri dhe shtet ajo u ofron dinjitet dhe njohje në kuadër të kërkesave të vazhdueshme të individëve për pranim dhe njohje të individualitetit dhe dinjitetit të tyre, në vend të mohimit dhe anashkalimit që po u bëhet këtyre gjërave në sistemin e tanishëm të qeverisjes që nuk mund të përcaktohet dhe definohet lehtë dhe me saktësi se cfar është. Demokraci me saktësinë më të madhe nuk është atëherë duhet hulumtuar për ta sqaruar dhe në fund definitivishtë të definohet se cfar është i njëjti.Do të donim dhe dhashtë Zoti që modifikim monizmi dhe diktature të mos jetë.