Rasti i Alta Bankës po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një test serioz të përgjegjësisë politike dhe të kujtesës publike në Maqedoninë e Veriut.

Sot, kur flitet për Alta Bankën, shumëkush përpiqet të distancohet, të shpjegojë se nuk ka pasur përgjegjësi dhe të drejtojë gishtin nga të tjerët.

Por pyetja kryesore është shumë më e thjeshtë: kush e solli i pari Alta Bankën në Maqedoninë e Veriut?

Në vend të deklaratave të përgjithshme dhe përpjekjeve për të shpëtuar imazhin politik, qytetarët meritojnë transparencë.

" "

Sepse është e lehtë të bëhesh kritik pasi një çështje merr përmasa të mëdha publike.

Është edhe më e lehtë të harrosh se ku ishe dje, kur sot kërkon të paraqitesh si opozitë ndaj një vendimi të djeshëm.

Këtu qëndron edhe paradoksi politik i rastit Alta Banka.

Dhe këtu lind edhe një pyetje tjetër, më shumë në formë ironie politike: a u bë marrëveshja te bunari, me hedhjen simbolike të ‘pariçkës’, apo në zyrat e institucioneve?

Sepse qytetarët nuk duan të dëgjojnë histori, aludime dhe kundërakuza.

Ata duan të dinë se kush vendosi, kush negocioi dhe kush mbajti përgjegjësi.

Duhet të tregosh edhe se kush i hapi rrugën kësaj historie.

Në fund, Alta Banka nuk është çështje që mund të mbyllet me një konferencë për media apo me disa deklarata politike.

Është çështje që kërkon përgjigje, dokumente dhe përgjegjësi institucionale.

Dhe deri atëherë, pyetja do të mbetet pezull: kush e solli i pari Alta Bankën dhe kush po përpiqet sot të lajë duart prej saj?

sqShqip