Maqedoni

Ministria e Arsimit shkresë mësimdhënësve: Mos shkoni në shkollë se harxhohet rrymë

Ministria e Arsimit ka dërguar shkresa deri te shkollat që ditëve derisa janë nxënësit në pushim dimëror, as mësimdhënësit të mos shkojnë në punë, me qëllim që të kursehet rryma elektrike.

Në shkresën deri te drejtorët e shkollave thuhet të mos organizohen aktivitete pune me mësimdhënësit, punonjësit dhe kuadrin administrativo teknik, përpos për kuadrin teknik i cili është i patjetërsueshëm për ruajtjen e objekteve dhe pronës në shkolla në periudhën prej 20 deri më 26 janar kur shfrytëzohet pushimi dimëror për nxënësit.

“Ky propozim jepet që të ulen harxhimet për energji dhe për energji elektrike në objektet shkollore”, thuhet në shkresën e MASH.

Përndryshe me vendim të Qeverisë, pushimi dimëror për nxënësit është vazhduar deri në fund të muajit janar përshkak rritjes së numrit të të infektuarve.