Ukraina dhe Rusia kanë vijuar të mërkurën në Abu Dhabi bisedimet për përfundimin e luftës, të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka vlerësuar ndryshimin e qasjes së negociatorëve amerikanë, duke i cilësuar diskutimet si konstruktive, por deri tani nuk është arritur asnjë marrëveshje konkrete.

“Shoh ndryshime. Jam shumë i kënaqur me atë që po dëgjoj”, u shpreh Zelensky për gazetarët në Kopenhagë, duke i përshkruar bisedimet si “konstruktive dhe mjaft përmbajtësore”. Edhe sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, i cilësoi negociatat si “shumë produktive”, ndërsa i dërguari i SHBA-së, Jared Kushner, tha se Uashingtoni ka arritur të ngushtojë dallimet mes palëve, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Mickoski: Së shpejti një vendkalim të ri kufitar me Kosovën
11.11.2026
Diskutimet pritet të përqendrohen te masat për uljen e tensioneve, përfshirë mbrojtjen e infrastrukturës energjetike dhe situatën në Detin e Zi. Në tryezë është edhe mundësia e organizimit të një takimi trepalësh në nivel liderësh./Alsat.mk

sqShqip