Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se qeveria e kaluar LSDM-BDI që në vitin 2023 është futur në raporte afariste me Alta Bankën e Serbisë.
Mickoski ka prezantuar një procesverbal nga mbledhja e Qeverisë më 24 tetor 2023, kur ish ministri i financave Fatmit Besimi ka propozuar vendosje bashkëpunimi me Alta Bankën.
‘Ish ministri i financave Fatmir Besimi ka kërkuar nga Qeveria që të autorizojë Avokaturën e Shtetit që disa aksione të një banke në Serbi, që i kanë takuar Maqedonisë së Veriut me rastin e ndarjes së pasurisë të ush Jugosllavisë, t’i vebdosen në disponim Alta Bankës në Serbi’, tha Mickoski./Lideri

