Maqedonia e Veriut do të tejkalojë krizën energjetike falë marrëveshjes me Kosovën për import të 3 milionë tonëve qymyr. Bëhet fjalë për marrëveshje për import të sasisë prej një milionë tonëve në vit. Kryeministri i Maqedonisë Hristijan Mickoski njoftoi se për përshpejtimin e kësaj marrëveshjeje importi nuk do të bëhet përmes vendkalimit kryesor kufitar në Bllacë, shkruan portali Lideri.mk.

Sipas Mickoskit për nevojat e këtij importi do të riparohet dhe do të lëshohet në përdorim kalimi në Bllacë që dikur është shfrytëzuar nga KFOR.

Kryeministri Mickoski garantoi se qeveria posedon plan për të penguar shok energjetik në Maqedoninë e Veriut edhe përkundër rritjes së çmimit të rrymës në bursat evropiane në 400 euro.

Për këtë do të rritet edhe prodhimi i energjisë nga prodhuesi shtetëror EEM, në TEC Negotinë.

" "

“Do të pengojmë shok energjetik, respektivisht të mos rritet çmimi i rrymës, ose të ketë rritje minimale”, theksoi Mickoski.

sqShqip