Presidenti amerikan, Donald Trump, së bashku me udhëheqës të tjerë rajonalë ka nënshkruar marrëveshjen e paqes në Gaza gjatë samiti në Sharm el-Sheikh të Egjiptit, duke e cilësuar atë si një “nënshkrim shumë të rëndësishëm”.
Ndërsa nënshkruante dokumentin, ai tha: “U deshën 3,000 vjet për të arritur në këtë pikë, a mund ta besoni? Dhe këtë herë do të qëndrojë,”.
Pas tij, plani i paqes u nënshkrua edhe nga presidenti egjiptian Abdel Fattah al-Sisi dhe presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan në Sharm el-Sheikh.
“Kjo është një ditë e jashtëzakonshme për botën”, tha Trump, duke shtuar se marrëveshja ishte aq e rëndësishme sa do të parandalonte Luftën e Tretë Botërore, të cilën ai tha se mund të ndodhte në Lindjen e Mesme.