Maqedoni

Petkov: Vij në Shkup në fund të janarit, MPJ konfirmon 18 janarin

Kryeministri bullgar Kiril Petkov në prag të vizitës në Shkup ka përfunduar në izolim për shkak të kontaktit me të infektuar me COVID 19. Në një video të publikuar ai thotë se do ta vizitojë Shkupin në fund të këtij muaji. Por në një njoftim të Ministrisë së Jashtme në Shkup thuhet se edhe përkundër situatës së krijuar 18 janari mbetet data e vizitës së kryeministrit bullgar.