Maqedoni

Takim i presidentit Pendarovski me kolegun shqiptar Meta

Presidenti Stevo Pendarovski sot do ta presë presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, i cili po qëndron për vizitë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Siç njoftuan nga Kabineti i presidentit, takimi do të mbahet në zyrën e kreut të shtetit.

Presidenti Meta ndodhet për një vizitë pune në vend me ftesë të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve. Siç njoftojnë nga ky institucion publik kombëtar, Meta në Shkup, në ambientet e Institutit, sot duhet të mbajë ligjëratën me temën “Shqiptarët në mijëvjeçarin e ri – sfidat dhe perspektivat”.

Presidenti i Shqipërisë së bashku me delegacionin e Departamentit të trashëgimisë së Gonxha Bojaxhiut – Nënë Tereza pranë Institutin, do të vendosin lule në memorialin – ku ishte vendosur shtëpia e Gonxha Bojaxhiut në sheshin në Shkup.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme bëjnë me dije se për shkak të vizitës së presidentit Meta, gjatë tre ditëve të qëndrimit të tij, do të merren masa për regjim të posaçëm të qarkullimit në rrugët në zonën e gjerë qendrore të Shkupit.

SPB Shkup apelon tek të gjithë qytetarët pjesëmarrës në komunikacion që t’i binden urdhrave të policëve të uniformuar.