Sipas të dhënave zyrtare të publikuara në ueb-faqen e Entit Shtetëror të Statistikave, shqiptarët në Kumanovë kanë bilanc pozitiv prej 𝟐.𝟖𝟓𝟏 banorësh në raportin lindje-vdekje për 𝟏𝟓 vitet e fundit (𝟐𝟎𝟏𝟎–𝟐𝟎𝟐𝟒) në këtë komunë.
Gjatë kësaj periudhe, të dhënat e ESHS-së tregojnë se në Komunën e Kumanovës kanë lindur 𝟓.𝟒𝟗𝟖 fëmijë me përkatësi etnike shqiptare, ndërsa, nga ana tjetër, kanë ndërruar jetë vetëm 𝟐.𝟖𝟓𝟏 persona, që i bie se kemi raport 2 me 1 në favor të lindjeve.

Raport pozitiv ka edhe për popullatën me përkatësi etnike rome, me 𝟗𝟒𝟗 banorë.

Popullata me përkatësi etnike maqedonase ka bilanc negativ prej -𝟐.𝟓𝟑𝟖 banorësh, gjegjësisht, gjatë kësaj periudhe, numri i personave të vdekur tek popullata maqedonase është 𝟏𝟏.𝟕𝟕𝟑, në dallim nga numri i fëmijëve të lindur, i cili është 𝟗.𝟐𝟑𝟓.
Katastrofale janë të dhënat për popullatën serbe në këtë komunë.
Raporti ndërmjet lindjeve dhe vdekjeve për periudhën 𝟐𝟎𝟏𝟎–𝟐𝟎𝟐𝟒 për pakicën serbe në këtë komunë është gati 4 me 1 në favor të të dhënave për personat e vdekur, gjegjësisht, në 𝟏𝟓 vitet e fundit kemi 𝟏.𝟏𝟕𝟓 persona të vdekur, në krahasim me vetëm 𝟑𝟓𝟑 fëmijë të lindur.
Pra, kemi bilanc negativ prej -𝟖𝟐𝟐 personash!

Mosrespektimi i politikave për planifikimin e familjes nga ana e shqiptarëve, të promovuara nga qeveritë e viteve të tetëdhjeta në Maqedoninë e atëhershme, përfundimisht po tregohet si akt shumë i qëlluar dhe, për këtë arsye, sipas të gjitha të dhënave statistikore ndër vite që trajtojnë politikat demografike në vend, po dëshmohet se shqiptarët po e mbajnë ekuilibrin demografik, ndërsa disa etnive të tjera këto politika po u kthehen si bumerang dhe po i dëmtojnë hovshëm përmes depopullimit, gjegjësisht mortalitetit.
Më posht tabelat:

" "

Më posht tabelat:

sqShqip