Deputetja e VLEN-it, Kaltrina Beqiri, po merr pjesë në punimet në Bruksel kushtuar zbatimit të Aktit Evropian për Lirinë e Medias (EMFA), së bashku me deputete të tjera nga Maqedonia e Veriut.
Në fokus të diskutimeve janë liria dhe pluralizmi i mediave, mbrojtja e gazetarëve dhe garantimi i informimit të pavarur.
Beqiri thekson se këto parime janë thelbësore për fuqizimin e demokracisë dhe avancimin e vendit drejt standardeve evropiane.
„Përmes këtij akti dhe shkëmbimit të përvojave me partnerët tanë ndërkombëtarë, rikonfirmojmë përkushtimin tonë institucional për të krijuar një ambient sa më të sigurt për gazetarët, si dhe për të mbështetur një hapësirë mediatike të lirë, llogaridhënëse dhe jashtë çdo ndikimi apo presioni“, ka shkruar Beqiri.
Punimet në Bruksel zhvillohen më 4 dhe 5 nëntor 2026.

