Ali Ahmeti uron besimtarët e krishter për Krishtlindje
Me rastin e festës së Krishtlindjeve ortodokse, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë besimtarët.
“Kam nderin që të uroj të gjithë besimtarët ortodoks për festën e madhe të Krishtlindjes me uratat më të sinqerta për shëndet, mbarësi dhe suksese.
Krishtlindja është festë e shpresës dhe e besimit në rilindje të jetës dhe në këtë frymë, duke festuar bashkë të risim besimin dhe angazhimin tek të mirat e përbashkëta të jetës për të gjithë qytetarët tanë duke u bërë gjithë secili prej nesh edhe më i mirë e më i dobishëm për shoqërinë tonë.
Uroj që festa t’ju gjejë shëndosh e mirë në gjirin tuaj familjar dhe të kaloni çaste të lumtura pranë më të afërmve tuaj.
Festat dhe synimet e përbashkëta për jetë më të mirë, më shpirtërore, më të devotshme, na afrojnë me njëri-tjetrin dhe na bëjnë më të përkushtuar në vlerat e përbashkëta”, thuhet ne telegram urimin e kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti.