Nga varfëria në majat e botës! I riu shqiptar del i pari në matematikë mes 300 konkurrentëve në SHBA
I riu shqiptar Loris Qosja ka arritur të fitojë medaljen e artë në një konkurs ndërkombëtar matematike në SHBA, duke konkurruar mes mbi 300 pjesëmarrësve nga 30 vende të botës.
Por pas këtij suksesi fshihet një histori sakrifice dhe përkushtimi. Me të dy prindërit e papunë dhe me shpenzime që arrinin deri në 8 mijë euro, pjesëmarrja në konkurs dukej pothuajse e pamundur.
Reklamë
Ishte mësuesja e tij, Flutura Hoxholli, ajo që jo vetëm e përgatiti për dy vite pa asnjë pagesë, por kontribuoi edhe financiarisht për t’i mundësuar udhëtimin drejt Amerikës. Bashkë me familjen dhe Bashkinë Cërrik, ajo ndihmoi që ëndrra e Lorisit të bëhej realitet.
Një histori që dëshmon se talenti nuk njeh varfëri, por ka nevojë për njerëz që e besojnë dhe e mbështesin. Sot Lorisi ka siguruar një bursë trevjeçare, ndërsa synon të përfaqësojë Shqipërinë në gara të tjera ndërkombëtare.

