Informatori Ditor

Orce Kamçev del nga burgu në ditëlindjen e Ali Ahmetit

Kreu i integristëve Ali Ahmeti sot feston ditëlindjen e tij të 63-të. Lajmin për ditëlindjen e tij e kanë bërë të ditur miqt dhe përkrahësit e tij. Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti duke festuar ditëlindjen ka prerë shiritin e Korridorit 8, faza e parë e ndërtimit të të cilit do të fillojë në pranverë të këtij viti, raporton TetovaSot.

Realizimi i mjeteve të parapara për ndërtimin e infrastrukturës rrugore nga Korridori 8 dhe Korridori 10 në Buxhetin për vitin 2022 u mundësua me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, pati njoftuar Ministri i Financave, Fatmir Besimi.

—————
Gjykata e Apelit, konfirmoi se ia hoqi paraburgimin biznesmenit Orce Kamçev. Kamçev ka dhënë një garanci prej afro 11 milionë euro, të cilat gjykata i ka pranuar në këmbim të masës së sigurimit e për lirimin e biznesmenit Kamçev ka reaguar përmes postimit në facebook Abdulfeta Alimi, i buгgosur për shkak të ngjarjeve të 27 Prillit të vitit 2017 në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut ku ia shpëtoi jetën liderit të Aleancës për Shqiptarët Ziadin Selës, përcjell in7.

Feta Alimi shkruan se shqiptarët me procese të montuara dergjen burgjeve nëpër qelia të mykura e me probleme për bukën e gojës kurse Miajllkovat e Kamçevat me vepra kriminale e Multimilionera lirohen nga burgu.

————

Për dallim nga markat luksoze të veturave që qarkullojnë rrugëve të Kosovës, akoma shohim modele të vjetra.

Por, vetëm gjatë vitit 2021 në Kosovë janë regjistruar rreth 280 vetura të tipit “Zastava” dhe 100 të tipit “Lada”.

Kjo shifër u bë e ditur nëpërmjet të dhënave statistikore nga Ministra e Punëve të Brendshme për lajmi.net.

Ndërsa, nga markat luksoze gjatë vitit që lamë pas janë regjistruar më së shumti “Volksëagen”, mbi 100 mijë vetura të regjistruara.

Mbi 26 mijë e 500 vetura të tipit “Audi” janë regjistruar në 2021-tën, ndërsa Mercedes janë regjistruar mbi 24 mijë.

(Informatori Ditor është rubrikë në të cilën përmbledhen lajme dhe informacione më aktuale nga portale të ndryshme)

————